Foto ilustruese

Gjatë orëve të mbrëmjes, në aksin rrugor Fier-Ndërmënas, në kanalin anësor të rrugës është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Arif Xhafa, 20 vjeç.

Ai është gjendur në një kanal, pranë shtëpisë së tij. Nga rrethanat në të cilat është gjetur trupi i pajetë dyshohet të ketë ndodhur aksident automobilistik pasi ka mbetje nga mjeti që e ka goditur.

Nga hetimet rezulton se mjeti ka qenë duke udhëtuar me drejtim nga Fieri për në Seman, e më pas është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, si dhe po punohet për identifikimin e mjetit dhe drejtuesin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA