Kjo është Lura, ajo ka përfunduar studimet e larta në Bullgari për marketing. Gjatë ditës Lura merret me edukimin e djalit, ndërsa në fundjave ajo luan muzikë në klubet më të zëshme të Tiranës. Lura prej 7 vitesh ushtron profesionin e DJ-it në Shqipëri.
Lura kujton se në fillimet e karrierës së saj me klientët e klubeve ka pasur edhe përplasje. Të qenit femër DJ duket se për realitetin shqiptar nuk është e lehtë.
DJ Lura ka miksuar muzikë në koncertin e Rita Orës kur erdhi në Shqipëri për festat e flamurit, ku mijëra njerëz kanë kërcyer muzikën e saj. Pasioni për muzikën iu kthye në profesion. Nëse natën luan muzikë, ditën kujdeset për organizmin e koncerteve të këngëtareve si Alban Skënderaj.
Lura menaxhon tingujt e këngëtarëve, mikson rryma të ndryshme muzikore. Nëse shkoni klubin ku performon DJ Lura, e sigurt është që mbrëmja do të nisë me muzikë të lehtë, ndërsa përfundimi nuk dihet.
Top Channel