Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Mercenarë rusë kanë mbërritur në Venezuelë për të mbrojtur Presidentin Nicolas Maduro.
Lajmi për grupin e militarëve të një shoqërie private ruse Wagner që kanë mbërritur në Karakas e ka dhënë agjencia Reuters, sipas së cilës, qëllimi i misionit është vazhdimi i represionit në sheshe nga ana e Presidentit Maduro, lidershipi i të cilit është vënë në diskutim nga protestat dhe nga presionet ndërkombëtare.
Në fakt, Moska dhe Pekini, për arsye të interesave ekonomike, e mbështesin prej kohësh regjimin e Karakasit. Sipas Reuters, në Venezuelë ndodhen 400 mercenarë rusë të mbërritur në fillim të javës. Burime të tjera sidoqoftë thonë për Reuters se kontigjenti është më i vogël.
Komandoja mësohet se ka kaluar tranzit nga Kuba, një tjetër vend aleat i Maduros. Mercenarë të Wagner kanë luftuar më herët me porosi edhe në Siri, Ukrainë dhe Afrikë, me Kremlinin që asnjëherë nuk ka konfirmuar praninë e tyre në arenat e luftës.
Sipas burimeve anonime, mercenarët rusë janë dërguar në Venezuelë që nga maji i vitit të kaluar, gjatë zgjedhjeve presidenciale. Dhe të dhënat e fluturimeve kanë treguar se avionë ushtarakë janë nisur nga Rusia në drejtim të Amerikës së Jugut.
Ditët e shkuara, lideri i opozitës Juan Guaido, është vetëshpallur President me mbështetjen e Uashingtonit dhe i njohur më pas nga disa vende perëndimore, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.
Top Channel