20% e plakjes së lëkurës vjen si pasojë e moshës, ndërsa 80% e saj vjen si pasojë e ambjentit dhe stilit të jetesës.
Në këtë përfundim kanë dalë dermatologët sa i përket rrudhosjes në fytyrë. Përkujdesi për lëkurën duhet të nisë nga mosha 25-vjeçare, atëherë edhe kur fillojnë shenjat e para të rrudhosjes.
Mungesa e kolagjenit shtohet me rritjen në moshë, duke bërë të nevojshme trajtimin e lëkurës. Një faktor tjetër që lidhet me plakjen e shpejtë të lëkurës është edhe konsumimi i duhanit apo alkoolit.
Përdoruesit e këtyre kategorive rrezikojnë të paktën dhjetë herë më shumë se një përson që nuk pi apo tymos.
Rënia e flokëve është një tjetër problem shqetësues gjithmonë e në rritje, kryesisht te meshkujt. Disa faktorë janë gjenetikë, por nuk përjashtohet edhe mbosha mbi të dyzetat, atëherë kur floku fillon dhe humbet dendësinë.
Por si duhet të kujdesemi për një lëkurë sa më të pastër e të shëndetshme. Cilat janë metodat më të fundit për trajtimin e lëkurës?
Mbjellja e flokëve dhe luftimi i rrudhave. Gjithkça që doni të dini për trupin tuaj, sonte në Top Channel prej orës 18:20, Hipokrati.
Top Channel