Ashtu siç shumëkush druante, nuk pati një fund të gëzuar historia e Julenit 2-vjecar që për thuajse dy javë tërhoqi vëmendjen e të gjithë Spanjës dhe mbajti gjallë shumë shpresa. Skuadrat e shpëtimit mundën që në orët e para të së shtunës, pas 13 ditësh gërmime, të arrinin në vendin ku ai kish rënë më 13 janar, në Totalan, afër Malagës, por vogëlushi nuk kishte më shenja jete.

“Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të shumë njerëzve, nuk mundëm ta shpëtonim”, ka shkruar në Twitter Roja Civile spanjolle, duke ngushëlluar më pas familjarët.

Trupi i pajetë i Julenit u gjet nën 100 metra thellësi. Roja Civile Spanjolle hapi një tunel paralel me pusin ku vogëlushi kishte rënë. Aksidenti kishte ndodhur gjatë një shëtitjeje në kodrinat afër fshatit Totalan. Pusi, me një diametër vetëm 25 centimetra, duket se ishte lënë i pa mbuluar. Tani mbetet i hapur hetimi për të përcaktuar se si 2-vjeçari ka rënë në pus.

Prindërit e tij, Jose Rosello dhe Victoria Garcia kishin humbur në 2017 një tjetër fëmijë, Oliverin 3-vjeçar, që kishte pësuar një atak kardiak ndërsa shëtiste në plazh me ta.

Tani në Malaga janë shpallur tre ditë zie në nder të vogëlushit Julen, ndërkohë që në orën 11 të paradites është mbajtur edhe një minutë heshtje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA