Facebook planifikon të shkrijë në një shërbimet e tij të mesazheve Instagram, WhatsApp dhe Messenger.
Ndërsa të tre ata janë aktualisht aplikacione të veçantë, në një nivel më të thellë do të jenë të lidhur në mënyrë që mesazhet të mund të udhëtojnë mes shërbimeve të ndryshme. Facebook tha për BBC se ishte në fillim të një procesi të gjatë.
Plani është raportuar fillimisht nga New York Times dhe besohet se është një projekt personal i themeluesit Mark Zuckenberg. Pasi të ketë përfunduar, shkrirja do të bëjë që një përdorues i Facebook të mund të komunikojë direkt me dikë që ka vetëm një llogari WhatsApp.
Kjo është aktualisht e pamundur pasi aplikacionet nuk kanë një lidhje të përbashkët. Puna për të shkrirë të tre këta elementë ka nisur, raporton Nju Jork Tajms dhe pritet që të përfundojë në fund të këtij viti.
Zuckenberg raportohet se po këmbëngul për një plan integrimi që ti bëjë shërbimet e tij më të përdorueshme dhe të rrisë sasinë e kohës që njerëzit shpenzojnë në to. Duke bashkuar të gjithë përdoruesit në një grup masiv, Facebook mund të konkurrojë me më shumë efikasitet me shërbimet e mesazheve të Google dhe imessage të Apple.
Top Channel