Sara është artistja e vogël e cila sapo i është bashkuar skuadrës Gjoka.

Historia e saj se si erdhi nga Shtetet e Bashkuara për të konkurruar në edicionin e tretë të “The Voice Kids” emocionoi shumë publikun dhe trajnerët të cilët u befasuan nga vendosmëria e saj.

Gjatë intervistës, Sara u shpreh se është mësuar me daljet në publik pasi merr pjesë në aktivitete të ndryshme muzikore në shkollë por pjesëmarrja në “The Voice Kids” në Shqipëri, është mundësia më e mirë për t’i shfaqur të gjithëve talentin e saj.

Kualifikimi në Audicionet e Fshehura do të thotë shumë për të pasi jo vetëm bëri realitet ëndrrën e saj por kjo është një mundësi më shumë për të qëndruar në Shqipëri e për të bërë shokë të rinj.

Në skenë 14-vjeçarja ishte e pushtuar nga emocionet teksa performoi këngën “Miss Movin On” që bëri të gjithë trajnerët të kthehen e të luftojnë për ta patur në skuadrën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA