Ka dyluftime gjelash e dyluftime qensh, por në Turqi paska edhe dyluftime devesh.
Kafshët zakonisht të qeta, dërgohen në një arenë përpara qindra syve kureshtare për të luftuar e për të fituar në fund zemrat e publikut. Ato janë kthyer tashmë në pjesë të kulturës së Anadollit, duke u shndërruar nga transportues të shkretëtirës në deve që rriten vetëm për të luftuar.
19-vjeçari Furkan Akkaya, pronar i “Black Knight”, tha: “Ky quhet “Kalorësi i Zi”. Përpara e thërrisnin “Gjiganti i Bodrumit”, por është përmirësuar shumë që kur ka ardhur me ne. Në fushë ai lufton fort, nuk është mposhtur kurrë deri tani”.
124 deve ishin në garë për të fituar mbi rivalët me teknikat e veta unike, por duke qenë se janë kaq të vyera për pronarët, rregullat e lojës janë shumë të ashpra me qëllim që të garantohet që asnjë pikë gjaku e këtyre kafshëve të mos prekë tokën.
Erol Bilgin, pronar i “Black Diamond”, tregon: “Gojëzat u hiqen kur hyjnë në fushë, por goja u lidhet në mënyrë që të mos dëmtojnë njëra-tjetrën. Qëllimi do të ishte të kafshonin, por në mënyrë që të mos lëndohen, stërviten për t’u ndeshur pa u ekspozuar sakaq ndaj ndonjë rreziku”.
Përballja u zhvillua në qytetin perëndimor të Selçukut, vetëm pak minuta larg brigjeve të Egjeut.
Kultura e deveve në Turqi daton që në kohën e Yörüks, nomadët që kishin paraardhes luftëtarët e lashtë Selçuk, të vendosur në Anadoll gjatë shekullit të XI.
Top Channel