14 firma të njohura veshjesh të brendshme në Francë organizuan një koncert gjigand roku në sfondin e një pasarele të mbajtur në qytetin që praktikisht i shpiku “të brendshmet joshëse”.
Ekstravaganca muzikore në Paris u quajt “Lingerie Rocks” dhe kishte një objektiv të qartë: në epokën e lëvizjes #MeToo, të brendshmet duhet t’i bëjnë femrat të ndihen mirë me veten.
Në kërcimin spektakolar të modeleve u përfshi edhe prezantimi i krijimeve të 5 stilistëve të rinj, por mjaft premtues në këtë fushë. Femrat kanë nisur të ndërgjegjësohen më shumë për veten, thotë Karine Sfar, e Federatës Franceze të të Brendshmeve. Këtë duket e tregojnë dhe shifrat, sipas të cilave, gjithmonë e më shumë gra po i largohen “push-up”-eve duke preferuar një “look” sa më natyral.
Pëlhurat e reja, dizajnet 3D dhe testimi mbi gra të vërteta e jo modele, nënkupton sipas Sfar se shumica e prodhimeve të reja synojnë krijimin e ndjesisë së një lëkure të dytë, me idenë që gruaja gati ta harrojë se çfarë mban veshur.
“Lingerie Rocks” është spektakli i dytë i përbashkët i mbajtur ndonjëherë nga industria franceze e të brendshmeve.
Top Channel