Një trajner i mirë ka ide dhe aftësi për t’i përcjellë ato. Por, ka edhe trajnerë që i përforcojnë këto dy shtylla me një fiksim të atillë që nuk lë vend fare për dyshime.
Po flasim për trajnerë si Pep Guardiola dhe Diego Pablo Simeone. Të dy të ndryshëm, por me një karakteristikë të njëjtë: nuk i negociojnë kurrë principet e tyre futbollistike.
Guardiola ka treguar se Simeone ka parë nga afër stërvitjen e Barcelonës së tij përgjatë një jave dhe kur u takuan për ta komentuar këtë stërvitje, argjentinasi i tha spanjollit se ky stil loje nuk bënte për trajnerin e Atletico Madrid.
“Aty kuptova se Simeone ishte një trajner i madh”, ka thënë Guardiola duke e vlerësuar kolegun e tij.
T’i qëndrosh me fanatizëm një stili futbolli i bën më të qarta mesazhet, stabilizon projektin dhe sfidon opinionet e lëkundshme me të cilat mediat e komunikimit “bombardojnë” trajnerët, duke i hutuar ata.
Duke mos imituar njeri ndihmon që të përcjellësh te futbollisti jo vetëm atë që mendon, por edhe atë që ndjen.
Nga Jorge Valdano, El Pais
Top Channel