Një grup farmacistësh nga Tirana kanë protestuar këtë të hënë përpara Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për mos shlyerjen e pagesave nga ky institucion të barnave me rimbursim që u janë dhënë pacientëve që nga muaji tetor.
Nga njëra anë farmaci në mënyrë abuzive kanë përfituar shuma të konsiderueshme duke rimbursuar receta per pacinetë që kanë humbur jetën e nga ana tjetër farmaci me kontratë me fondin nuk janë rimbursuar.
Por kjo protestë nuk ka zgjatur shume pasi një grup farmacistësh bashkë me kreun e urdhrit të farmacistëve për Tiranen janë thirrur në një takim me drejtues të fondit ku kanë marrë edhe përgjigje pozitive.
Në fakt ish-drejtorja e Fondit, sot ministre e Financave, Anila Denaj kishte pezulluar rimbursimet pasi ishte kaluar buxheti i planifikuar për 2018 për këtë qëllim rimbursimi për tetorin-nëntorin-dhjetorin në muajin Janar i bie që po shlyhet me buxhetin e ri.
Top Channel