Teksa në Qytetin Studenti Rama, ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantonin projektin për kampusin e ri universitar, fjala e kryeministrit nuk ka kaluar pa incidente,

Në kohën që Rama po nënvizonte se fakti se përse nuk janë bërë godinat me kushte për studentët ka qenë një çështje mundësish dhe jo dëshirash, një vajzë ka reaguar nga vendi ku ishte ulur në sallë. Ajo ka ngritur zërin dhe i ka kujtuar Ramës se paguhet me taksat edhe të sajat.

“Jo se po flas unë, të drejtën për të folur, suksese, tani, suksese, tani dil jashtë, tani. Kaq, tani dil jashtë, ashtu”- ka thënë Rama, teksa vajza dukej që u ngrit nga vendi.

Më tej, mes duartrokitjeve në sallë Rama vijoi: Tashti ti del jashtë dhe ne vazhdojmë punën. Sepse ju keni të gjitha të drejtat të ngrini probleme, por nuk mund të përmbysni historinë e bashkëjetesës mes njerëzve që ka norma të padiskutueshme, ndërprerja e tjetrit kur flet apo prishja e një bashkëbisedimi është mungesë aftësie për të bashkëjetuar në demokraci. Vajza që nda nderoi me daljen e vet përjashta, ajo nuk paguan taksa.. janë prindërit, edhe ato nuk dihet nëse i paguajnë apo jo”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA