26/11 18:17
Bunkart1 është një ndër destinacionet më të vizituara në Tiranë. Ky muze është ngritur brenda bunkerit atomik të diktatorit Enver Hoxha, i cili ndodhet në zonën e “Freskut”.
BUNK’ART 1 është 5 kate nëntokë dhe ka 106 dhoma. I dedikohet historisë së ushtrisë shqiptare komuniste dhe jetës së përditshme të shqiptarëve gjatë viteve të regjimit.
Emisioni “Në Shtëpinë Tonë” ju sjell një pasqyrë se çfarë mund të shihni në këtë muze.
Top Channel