28/11 22:27
“10 Years challenge” është shndërruar në një sfidë të vërtetë në rrjetet sociale, ku njerëzit tregojnë një foto të para 10 viteve dhe një aktuale, për të pasqyruar ndryshimin me kalimin e kohës.
Nuk i kanë shpëtuar kësaj sfide as njerëz të sportit ,përfshirë këtu shumë futbollistë, klube futbolli, apo pilotë të Formulës 1 dhe të MOTO GP-së, të cilët kanë pasqyruar ndryshimin.
Paul Pogba, Yuto Nagatomo, Francesco Totti, klubi i Romës, Felippe Massa dhe të tjerë, pasqyruan në rrjetet e tyre sociale shndërrimin, duke hedhur një foto të 2009-ës dhe një të 2019-ës në krah.
Top Channel