“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit e Aristotelit”, Mitsotakis pas kritikave të mediave greke për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri Pasi mori në telefon një lumë mesazhesh me pyetje nga studentët, Edi Rama ka vendosur krijojë një rubrikë më vete në portalin e bashkëqeverisjes, për këdo kërkon të sqarohet.
“Mjafton të shkojë në shqiperiaqeduam.al, rubrika “Jam student, kam një pyetje”. Ka një grup që kthen përgjigje në kohë reale. Ndërkohë edhe ministrja e Arsimit në Facebook-un e saj ka një hapësirë për t’iu përgjigjur pyetjeve”, tha Rama.
Një përgjigje kishte për ata që e cilësojnë si arrogant në përgjigjet e tij ndaj studentëve: “Se ma kanë gjetur tani, thonë se përgjigjem në mënyrë arrogante. Do shohim sa kryeministra të tjerë do ju përgjigjen… Fare. Përgjigjet nuk i zbukuroj, i kam si vijnë”.
Mes atyre që kishin zgjidhur hallet përmes platformës së bashkëqeverisjes, kryeministri gjeti edhe njerëz që i thanë se kanë votuar për kundërshtarin.
Top Channel