23/11 14:29
“Jam përdhunuar nga Salvini”. Kjo është fraza e postuar nga pornostarja italiane Velantina Nappi në Instagram.
Por, Nappi në fakt i referohet një përdhunimi “kulturor” në një artikull të gjatë dhe të komentuar.
Por është e qartë se postimi i evidentuar në mënyrë provokuese, ka shkaktuar polemika të shumta.
“Përdhunimi” i Salvinit konsiston në “rehabilitimin e keq të kulturës identifikuese, nacionaliste, atë të përfaqësuar nga treshja Zoti-Atdheu-Familja”.
Pornostarja denoncon “gjuhën e ashpër dhe tonin e dhunshëm”, i cili, sipas saj, po sjell “një kulturë fisnore që prodhon dhunë kundër tjetrit”.
Top Channel