Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Belind Këlliçi, u shpreh se kryeministri Edi Rama “duhet rrëzuar me çdo mjet paqësor dhe çdo formë paqësore”.
Kur u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja në studion e Top Talk mbi deklaratat e Lulzim Bashës (paqja sociale është e rrezikuar dhe mund të kemi konflikt social) dhe Monika Kryemadhit (Duhet të sakrifikojmë çdo gjë, edhe jetën), Belind Këlliçi tha: “Unë mendoj që kjo qeveri dhe ky model është më i keqi që mund t’i ofrohet të rinjve si model suksesi. Edi Rama duhet rrëzuar me çdo mjet paqësor dhe çdo formë paqësore e proteste civile nga qytetarët. Unë mendoj se qytetarët duhet të jenë në shesh të protestave, para zyrës së Edi Ramës derisa ai të dorëzohet”.
Top Channel