Kryeministri Edi Rama reagoi pas lajmit të Zërit të Amerikës, që denoncoi “farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama”.
Por pas tij përmes një postimin në Facebook, ka reaguar kreu i opozitës, Lulzim Basha, që e cilëson një akt të turpshëm sulmin e kryeministrit Rama ndaj Zërit të Amerikës.
Rama: Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës
“Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!”, shkruan Basha.
Zëri i Amerikës: Konkurset publike në burgje, fushatë punësimi për zyrtarët e PS
Top Channel