Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi, Milo në “Open”: Ja pse Rama dhe Meta s’kanë asgjë në dorë

14/01/2019 23:01

Debati për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ishte një nga temat e diskutuara sonte në Open. Në një kronikë, moderatorja solli në kujtesë deklaratën e Ramës dhënë në shtator të vitit të kaluar pak muaj më parë. Rama tha asokohe se: “Kam ndjesinë e fortë që jemi para një shansi historik”.

Për Paskal Milon, çështja e ndryshimit të kufijve mund të jetë një sugjerim, por që s’do të realizohet për një kohë relativisht të gjatë.

“Mbase në ndonjë rrethanë tjetër kur dy vendet mund të jenë gati për të hyrë në BE, mbase atëherë. Por në kushte kur dy vendet nuk kanë të konsoliduar një dialog të shëndetshëm, nuk besoj se do ndodhë. Mund të ketë konsesus ndërkombëtar por nëse nuk ka konsesus kombëtar nuk bëhet”, u shpreh ai.

I pyetur nga Eni Vasili se si i duket fakti që Rama duket pro ndryshimit të kufijve, ndërsa Meta duket kundër, Paskal Milo u përgjigj: “Mbështetur në deklarata që kam dëgjuar kjo të krijon përshtypjesn se Rama është pro ndryshimit të kufinjve ndërsa Meta thotë jo. Por e vërteta është se nuk janë ata që e do vendosin por shqiptarët e Kosovës. Është shtet i pavarur dhe demokratik dhe vendosin ata. Edhe vetë drejtuesit e Kosovës kur zihen në Kosovë kërkojnë përkrahje në Tiranë, por kjo nuk më duket normale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA