Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i PD, Luçiano Boçi akuzon se kryeministri Rama gënjen kur thotë se vëmendja e qeverisë së tij është për të mbështetur me bursë ata që vijnë nga familjet me ndihmë ekonomike.
“Faktet rrëzojnë kollaj mashtrimin e tij. Në Bashkinë Elbasan, fondi i ardhur për bursa ishte vetëm për 45 studentë. Më pak se dhe një vit më parë (50).Ndërkohë kërkesat e familjeve me ndihme ekonomike ishin 160”, shkruan Boçi në Facebook.
Më tej ai shton se Këshilli Bashkiaki Elbasanit, i kapur në pozitë të vështirë, vendosi të akordojë me përjashtim të dy rasteve, gjysma bursash për 86 nga 160 familje.
“Pra jo vetëm që nuk ekziston mbështetja për të gjithë, por dhe atyre që ia japin, ia japin “me shpinën e dorës”. Ca gjysma për të kënaqur disa, me sa më pak. Realitet i turpshëm dhe i dhimbshëm! Më qesharak e mashtrues se ky Kryeministër nuk gjen!”, shprehet Boçi.
Top Channel