Kultivoi 143 bimë narkotike në fshatin Vilës, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës
24/09 11:13
Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar gjatë natës në lagjen “Kastriot” të qytetit të Fierit.
Edhe pse nuk janë shënuar viktima, konstatimi i ngjarjes është bërë vetëm në orën 8 të mëngjesit të kësaj të hëne, nga pronari i një kafeneje.
Teksa ka shkuar për të hapur lokalin, ai ka parë xhamin dhe një televizor të thyer, gjë që dyshohet se është bërë pas qëllimit me armë.
Policia ka dërguar një grup hetimor për të mësuar detajet e plota të ngjarje.
Top Channel