Pas reshjeve të dendura të dëborës që zgjaten 4 ditë në Bulqizë, shume fshatra vazhdojnë të mbeten të izoluara. Pjesa më e madhe rrugëve në Fushë Bulqizë, Zerqan, Martanesh, Shupenze, Ostren, Trebisht ende janë bllokuara.

Një prej banoreve thotë se vajzën e sëmurë e kane nxjerrë në krahë deri në rrugën kryesore për ta transportuar më pas në spital.

Në fshatra të njësisë Zerqan banorët janë detyruar të hapin rrugën me forcat e tyre, sepse përndryshe nuk mund të furnizojnë bagëtinë me bazë ushqimore.

Ali Muça, banor i fshatit Orzhanove në njësinë administrative Ostren ka udhëtuar 5 orë në këmbë deri në Shupenzë për të blerë ilaçe, sepse sipas tij bashkia nuk ka marrë masa për hapjen e rrugëve.

Në shumë segmente të rrugës mungon kripa dhe skorjet, më problematike situata në rrugën nacionale paraqitet në aksin Ura e Çereneçit deri tek Ira e Topojanit, ku gjatë së dielës në Shupenzë për shkak edhe të trafikut të renduar, për më shumë se një orë makinat ngelen të bllokuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA