Pjesë e bizneseve që përfitojnë nga regjimi i ri fiskal dhe ulja e tatimit-fitimit, është edhe kjo pastiçeri me pronar italian, që është zhvendosur në Shqipëri, ku shkoi për një vizitë edhe Kryeministri Rama.
“Shpresojmë që të bëjmë një investim në teknologji, nga kjo shumë e kursyer” u shpreh sipërmarrësi italian.
Ndërsa kryeministri Rama tha se “Lehtësohet trefish taksa. Pavarësisht se ato lek nuk i merr më Buxheti i Shtetit, ato lek do kthehen në investime për teknologjinë. Në këtë fashë janë 11 mijë biznese që kanë mundësi zhvillimi dhe që përbëjnë pjesën bazë të sipërmarrjes që punëson dhe vetëpunësohen”.
Nga janari i këtij viti tatim fitimi për bizneset e vogla është ulur nga 15 në 5%, gjë që Qeveria shpreson të përkthehet në më shumë investime dhe rritje të rrogave të punonjësve.
Top Channel