Protesta e studentëve është përshkallëzuar prej ditësh me bojkotim mësimi, apo edhe mbyllje të auditoreve e pengim të funksionimit normal të një universiteti.

Por, nisur nga protesta e së premtes, që u shoqërua me ndërhyrjen e sigurisë private dhe policisë, e ku me raste u ushtrua edhe dhunë ndaj studentëve, këtë të shtunë Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka mbyllur dyert.

Raportohet se një pjesë e studentëve e kanë kaluar natën brenda fakultetit dhe, mëngjesin e kësaj të shtune nuk kanë lejuar as studentë të tjerë që kanë dashur t’iu bashkohen.

Me kalimin e orëve, studentët kanë nisur të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre edhe përmes polifonive. Ata zotohen se do të luftojnë për 8 kërkesat dhe se universiteti është i tyri, ndërkohë që nuk do të pranojnë asnjë parti t’iu bashkohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA