Reshjet në Bulqizë, probleme edhe në rrugët e qytetit
12/01/2019 11:54
Reshjet e dendura të borës, të cilat kanë rënë me intensitet të lartë, prej 3 ditësh kanë sjellë probleme në Bulqizë dhe fshatrat përreth.
Situata është problematike edhe në qytetin e Bulqizës, ku rrugët brenda qytetit kalohen me vështirësi.
Gentjan Gjoka, i cili transporton minatorët çdo mëngjes, thotë se situata më e vështirë është në rrugët rurale, pasi deri tani nuk është marrë asnjë masë për hapjen e tyre.
Prej 4 ditësh, shumë fshatra të njësive administrative Trebisht, Ostren, Zerqan, Martanesh, Fushë Bulqize dhe Shupenzë vijojnë ende të jenë të izoluara, pasi trashësia e dëborës ka arritur në mbi 1 metër, e rrugët e këtyre fshatrave nuk janë hapur ende.
Top Channel