Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ashpërsuar tonet ndaj Qeverisë “Rama”, duke thënë se vendi është në një situatë të vëshirë.

Ajo u ka bërë thirrje simpatizantëve të saj që të harrojnë idealin politik, sepse sot e vetmja ideologji që duhet të qarkullojë, jo vetëm në LSI, por në gjithë klasën politike, është vetëm një: Shqipëria.

Nga Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi foli për tradhti të interesave kombëtare, të cilat partia që ajo drejton nuk ka për t’i shkelur asnjëherë.

“Partia jonë, që e ka emrin LSI, është ajo parti politike, e cila në asnjë moment nuk do të tradhtojë gjakun që mijëra burra e gra dhanë për Shqipërinë tonë të pavarur dhe krenare”, tha Kryemadhi.

Për të, momenti që po kalon vendi është ndër më të vështirët në historinë e shtetit shqiptar.

“Sot vendi po kalon një nga momentet e tij më të vështira, prandaj ne duhet të harrojmë idealin politik. Sot e vetmja ideologji që duhet të qarkullojë, jo vetëm në LSI, por në të gjithë klasën politike është vetëm një: Shqipëria është shtëpia jone, atdheu, familja…që duhet të kujdesemi siç kujdesemi për shtëpinë tonë”, tha Kryemadhi.

Kur bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë, shtoi më tej kryetarja e LSI-së, duhet sakrifikuar gjithçka.

“Duhet të sakrifikojmë çdo gjë, edhe jetën, se çdo prind e jep jetën për të ardhmen e sigurtë të fëmijëve të tij. Ju e dini shumë mirë se Shqipërisë iu premtuan 300 mijë vende pune, nuk pamë, por pamë mbi 400 mijë shqiptarë të larguar, mijëra biznese të mbyllura dhe të falimentuara, lot nënash që qanin se nuk kishin mundësi të ushqenin fëmijët”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA