Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) jep informacion për gjendjen e rrugëve kryesore në vend.

ARRSH bën me dije se nuk rezultojnë rrugë të bllokuara. Ndërsa disa nga akset kalohen vetëm me zinxhirë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën një apel edhe drejtuesve të automjeteve: “Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore”.

Gjendja e rrugëve

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

Qafë Mali – Fierzë;
Ura e Cerenecit – Steblevë;
Qafë Bualli – Krastë;
Trebisht – Doganë.

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir:

Kuben-Vasije;
Peshkopi-Qafë Draje;
Peshkopi-Ushtelencë;
Domaj-Draj Rec;
Bulqizë-Fushë Bulqizë.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj);
Rruga Lunik-Steblevë.

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA