Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë i ka dorëzuar AKEP-it 3 lista me adresa “online” ku vihen baste dhe kërkon mbylljen e tyre.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) bën me dije se ka njoftuar zyrtarisht të gjithë sipërmarrësit që ofrojnë shërbimin internet për bllokimin e aksesit për të gjitha faqet web të dërguara nga AMLF.

“Çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë rigorozisht detyrimin ligjor për të marrë masat e duhura juridike dhe teknike për kufizimin e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme”, apelon AKEP.

Pavarësisht se AKEP shprehet ka njoftuar kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit, shumë nga faqet e basteve online në listën e AMLF, kryesisht të huaja, mund të aksesohen ende.

Prej 1 janarit hyri në fuqi ligji për mbylljen e lojërave të fatit.

Në bilancin e fundit të tij ekonomik, ish-ministri Arben Ahmetaj u pyet edhe për mbylljen e basteve, ku u shpreh se beteja do të vazhdojë. “Bastet oinline janë një betejë e vazhdueshme. Do të krijohet Task Forca dixhitale antibast. Një përqindje shumë e ulët janë futur online, të cilët janë në vëzhgim të plotë dhe në 10 ditët e ardhshme do të vazhdojë beteja edhe në kafenetë e vogla ku luhet online”, tha Ahmetaj më 4 Janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA