Pas paralajmërimit të Lulzim Bashës se Partia Demokratike ka nisur  punën për të hetuar në të gjitha format dhe mënyrat përgjegjësitë e Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, kryeministrit Edi Rama, Shërbimit Informativ Shtetëror, ministrit të Jashtëm në detyrë Ditmir Bushati, dhe zëvëndësministrit të Jashtëm Gent Cakaj, demokratët nuk kanë humbur kohë. 

Top Channel mësoi se deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur mbledhjen e firmave të nevojshme për të nisur hetimin parlamentar ndaj institucioneve të informacionit të klasifikuar, por edhe kryeministrit të vendit si dhe zyrtarëve Cakaj dhe Bushati.

Për ngritjen e komisoneve parlamentare duhen 28 firma që opozitarët i kanë. Më herët, përmes një shkrese edhe Presidenti Ilir Meta i kërkoi Kuvendit të ngrejë një komision hetimor parlamentar për të hetuar veprimtarinë e Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, e cila lëshoi brenda 24 orëve certifikatën e sigurisë për kandidatin për ministër të Jashtëm Genti Cakaj.

Një nga arsyet pse Presidenti refuzoi dekretimin e Gent Cakës në krye të diplomacisë shqiptare ishte mungesa e certifikatës së sigurisë për 7 muaj gjatë të cilave ai ushtroi detyrën e zv/ministrit të Jashtëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA