25/11 21:46
Policia private ka ndërhyrë gjatë natës për të liruar hapësirat e bllokuara me karrige nga ana e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë. Por ky veprim është kundërshtuar nga studentët të cilët ndodheshin brenda ambienteve të këtij Fakulteti, si edhe nga deputetë të PD.
Deputetet Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Flamur Noka, Endri Hasa, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi shkuan në vendngjarje dhe që nga ora 01.30 e mëngjesit qëndruan pranë këtij Fakulteti.
Në një reagim në Facebook, Gent Strazimiri e cilëson ndërhyrjen e policisë private si përdhosje të tempullit të dijes.
Top Channel