Bayerni i Mynihut thyen konkurrencën dhe siguron shërbimin e Benjamin Pavard. Mbrojtësi francez, është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Gjermanisë, lajm që u konfirmua nga Drejtori Sportiv i Bayernit të Mynihut, Hasan Salihamidzic nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale.

“Mund të konfirmoj se Pavard do të bashkohet me Bayernin e Mynihut në 1 korrik të 2019″ -deklaroi Salihamidzic, – ai firmoi me ne një kontratë 5 vjeçare. Është një futbollist i ri, kampion botë dhe ne jemi të lumtur e krenarë që arritëm të siguronim shërbimin e një futbollisti të tillë”.

22-vjeçari Benjamin Pavard është pjesë e Stuttgartit dhe do të qëndrojë te kjo skuadër deri në përfundim të sezonit, më pas do të nisë aventurën e tij të re të Bayerni i Mynihut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA