Fituesja e Golden Globe; Patricia Arquette: Roli nuk më rreshtoi në mykun e Hollywood

09/01/2019 12:11

Patricia Arquette fitoi një Golden Globe për rolin e saj në miniseritë “Escape at Dannemora”. Përvec faktit që performanca e saj u vlerësua me çmime, ka një tjetër arsye pse Arquette ndihet e lumtur. Për herë të parë, është shprehur ajo, kam një rol që nuk të rreshton në mykun e Hollywood-it.

Ajo i tha shtypit në prapaskenën e Golden Globe që ishte shumë e lumtur, që për herë të parë nuk dëgjoi refrene si “ A jam mjaftueshëm tërheqëse”? apo “Kjo është pamja e saj e vërtetë, por le ta bëjmë të duket kështu”? Pra me pak fjalë ajo është ndjerë totalisht e lirë në rolin e saj të polices.

Duket se roli I saj ka ngjallur edhe simpatinë ndër gra të tjera, ku një mike e saj është shprehur. “Nuk kam një trup tipik Hollywoodi, sepse kam një trup të madh, por për herë të parë pas këtij projekti, i lejova vetes të isha një qenie seksuale. Përtej shakasë, mendoj se kjo është e rëndësishme.”

Pak vite pas fjalimit të saj të parë në Oscar 2015, në të cilin ajo kërkoi pagesa të barabarta, Arquette thotë se ende mbetet një rrugë e gjatë që gjërat të shkojnë në vendin e vet – por është bërë njëfarë përparimi.

“Kur unë fola për paga të barabarta, kisha parasysh 98 përqind të të gjitha industrive, u shpreh ajo. Ne kemi një numër të madh nënash që janë shtylla e familjeve të tyre, prandaj duhet të kemi barazi në paga dhe mundësi të barabarta për poste drejtuese dhe vendimmarrëse.” permbylli fjalimin ajo.

Top Channel