Tottenham High Road

Roman Abramovich është pronar i Chelseat prej rreth 16 vitesh. Manjati rus i bleu “blutë” e Londrës në vitin 2003, por ata nuk ishin zgjidhja e parë e tij.

Sipas asaj që publikohet në librin “The Club”, e që u nxorën në dritë nga “Daily Mail”, Abramovich kishte shprehur dëshirën në ato vite për të blerë një klub londinez, por nuk ishte i vendosur se cilin do të zgjidhte.

Fillimisht, milarderi rus mendoi të blinte Arsenalin, por drejtuesit e bankës zvicerane “UBS” e këshilluan të mos e bëjë një transaksion të tillë, e i thanë se “topçinjtë” nuk ishin në shitje.

Dy opsionet e tjera që i mbetën në dispozicion Abramovichit ishin Tottenham ose Chelsea. Por nuk vonoi shumë dhe Abramovich fshiu nga lista edhe “Hotspurs”-at. Arsyeja është se Abramovichit nuk i pëlqeu ajo çfarë pa, kur vizitoi “Tottenham High Road”, për të cilin ai tha se ishte më keq se Omsku, një qytet në distriktin e Siberisë.

Kështu, në fund ai bleu skuadrën e Chelseat, duke paguar 140 milionë paund, me “blutë” e Londrës që regjistruan triumfe të mëdha, mes të cilave fitorja e Champions League në vitin 2012. Në javët e fundit u fol shumë për mundësinë e shitjes së Chelseat nga ana e Abramovich, por që nuk u konkretizua në asnjë moment.

Top Channel