Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Twitter” ka akuzuar se disa persona, të cilët ai i quan fundërrina, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat.
“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%?”, shkruan Rama.
Ndërkohë që në një twitter të dytë, kryeministri Rama, thekson se në muajin dhjetor është miratuar që KM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë studentët pavarësisht mesatares së tyre.
“Është miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek)dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit!Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë?”, shkruan Rama.
Ndërkohë që në të gjitha universitetet në rrethe prej ditës së sotme ka vijuar normalisht mësimi, në Tiranë një grup i vogël studentësh ka vendosur të dalë në protestë para kryeministrisë.
Top Channel