“Çdo artist dëshiron çmimin Grammy po aq sa Trump Groenlandën”/ Moderatori Trevor Noah ‘sulmon’ Trump, Shtëpia e Bardhë reagon ashpër
Protesta e tyre vijon prej më shumë se dy muajsh, por banorët e “Astirit” nuk janë dorëzuar dhe kanë dalë sërish sot për të bllokuar në të dy kahet, aksin që të çon nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi “Shqiponja”, për të treguar që janë kundër shembjes së banesave të tyre për shkak të projektit për ndërtimin e “Unazës së Madhe” të Tiranës.
Por sot në mbrëmje ata kanë vendosur të përshkallëzojnë protestën e tyre, duke nisur një marshim drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama, në fshatin Surrel.
Aktualisht banorët e “Astirit”, të mbështetur nga deputeti i PD-së, Klevis Balliu janë duke marshuar drejt kësaj rrethine të Tiranës. Ata mbajnë me vete disa pishtarë dhe do të tentojnë t’i afrohen shtëpisë së shefit të qeverisë.
Top Channel