
Analisti Mentor Nazarko ka komentuar në Open ndryshimet në qeveri të dhjetorit nga kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, kreu i qeverisë kopjoi Emmanuel Macronin: “Rama kopjoi Macronin. Macroni nuk bëri ndryshim ministrash, por përballë një proteste studentësh bëri ndryshime të mëdha”.
Më tej, Nazarko theksoi: “Mendoj që Rama është përgatitur për një skenar zgjedhjesh të përgjithshme. Njerëzit që u larguan nga kabineti ruajnë fuqinë brenda PS-së. Ishte një operacion imazhi i rëndësishëm. Mendoj që kryeministri fuqizohet. Gjithsesi, në këto zgjedhje e përkundrejt kësaj proteste ishte tregues që kuotat s’janë të larta. Rama ndryshoi gati gjysmën e qeverisë. Çfarë sjellin këto ndryshime? Janë zgjerim dhe departizim i qeverisë, futja e ministrave me profil teknik. Rama është i njohur për lëvizje të tilla”.
Top Channel