Burime pranë qeverisë britanike konfirmuan se votimi do të mbahet ne 15 janar, dhe sipas ministrit përgjegjës për shkëputjen nga BE-ja, Kwasi Kwarteng, Theresa May do të dalë fituese.

Votimi duhet të ishte zhvilluar në muajin dhjetor, por kryeministrja u detyrua ta anulonte për shkak të mungesës së mbështetjes për marrëveshjen e arritur prej saj me Bashkimin Europian.

Kwarteng e hodhi poshtë idenë se Downing Street ende nuk i ka numrat e nevojshëm për aprovimin e paktit.

“Nuk e pranoj këtë, një jave në politikë mund të jetë një kohë mjaft e gjatë. Ne nuk e dime si është situata me numrat, dimë që kemi një javë kohe dhe që gjërat kanë ka evoluar. Kam shume shpresa se marrëveshja do të marre dritën jeshile”, ka deklaruar ministri.

May përsëriti të dielën se Britania do të përballet me një të panjohur të madhe nëse plani i saj i Brexit-it do të kundërshtohet nga Parlamenti.

“Do të shkelim në territor të panjohur, nuk mendoj se është dikush atje jashtë që mund ta pohojë me saktësi se çfarë do të ndodhë”, u shpreh shefja e ekzekutivit britanik.

Britania duhet të largohet nga Blloku Europian në 29 mars, por fakti që May nuk ka arritur të sigurojë mbështetje për ujdinë e saj, ka alarmuar liderë të biznesit e investitorë, të cilët i druhen mundësisë se një Brexiti pa marrëveshje.

Një sondazh i realizuar në muajin shtator tregonte se tani, numri i britanikeve që dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së është më i madh se ai i atyre që përkrahin shkëputjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA