Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një konflikt në një familje në Korçë ka përfunduar me plagosjen e një 35-vjeçari nga babai i tij.
I riu me inicialet R.S., banues në lagjen numër 5 të qytetit juglindor, ka përfunduar në spital i plagosur me thikë nga babai i tij, 65-vjeçari me iniciale Y.S.
Djali ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i ati është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel