Këtë vit përfundon projekti i Bankës Botërore për rimëkëmbjen energjetike, por Shqipëria gjendet larg objektivave të përcaktuar në marrëveshjen e nënshkruar.

Kur nisi projekti, humbjet ishin në nivelin 45%. Monitorimi i fundit i Bankës Botërore thotë se humbjet në rrjet janë në nivelin 26%. Kjo është vlera e nxjerrë më 14 dhjetor të 2018-s, ndërkohë që targeti për t’u arritur deri në fund të qershorit të këtij viti është për një nivel humbjesh prej 14%.

Edhe duke i ndarë humbjet, në teknike dhe joteknike, Shqipëria është larg objektivave. Sipas Bankës Botërore, deri më 14 dhjetor humbjet teknike ishin 17.3%, ndërsa deri në qershor duhet të arrijnë në 12.6%.

Ndërsa humbjet joteknike, apo e thënë ndryshe vjedhjet e energjisë janë në nivelin 8.7%. Objektivi është që duhet të zbresin në 1.4% deri në qershor.

Problematike është situata edhe për sa i përket liberalizimit të tregut. Në tensionin e mesëm kanë dalë në treg të lirë 96 klientë, ndërsa plani është për 5.000 subjekte deri më 30 qershor.

Mirë duket se ka ecur treguesi i arkëtimeve nga OSHEE, i cili nga 93% që është objektivi, gjendet në nivelin 96.6% vetëm 6 muaj përpara.

Për t’u nënvizuar është se i gjithë projekti i rimëkëmbjes energjetike, i nisur në janar të vitit 2015 me një financim prej 150 milionë dollarësh, duhet të mbyllet më 30 nëntor të vitit 2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA