Kandilë deti shumë helmues kanë përcëlluar më shumë se 3.000 vetë në brigjet verilindore të Australisë, në vetëm pak ditë.
Autoritetet vendosën të hënën të mbyllnin disa plazhe për këtë shkak. Fluksi masiv i kandilëve blu të detit, përcëllimi i të cilëve është veçanërisht i dhimbshëm, është përshkruar si një “pushtim” nga mediet lokale në shtetin e Queenslandit.
Sipas Rojeve Bregdetare, 3.595 persona kanë pësuar djegie të dhimbshme, pas takimeve me krijesat që njihen edhe si “shishet blu”, për shkak të pamjes së tyre ngjyrë blu transparente. Të paktën 4 plazhe të shumëfrekuentuara mbeten të mbyllura, ndërsa organizata që merret me mbrojtjen e tyre ka paralajmëruar se një tjetër grup kandilësh deti po afrohen.
“Një mori kandilësh blu po i afrohen plazhit Rainboë. Rojet e bregdetit po mbyllin plazhin. Ju lutem qëndroni larg ujit”, lexohej në një nga paralajmërimet e vendosura.
Djegiet nga këta kandilë janë të shpeshta dhe nuk është e pazakontë të dëgjosh klithma dhimbjeje në plazhet e Australisë, gjatë verës së hemisferës jugore. Por, numri i njerëzve të lënduar në ditët e fundit i ka habitur autoritetet.
Zakonisht regjistrohen rreth 10 mijë raste diegiesh nga kandilët blu çdo vit në bregun lindor të Australisë. Numri i jashtëzakonshëm i lëndimeve në ditët e fundit ndodh ndërsa era të forta kanë ardhur në verilindja, duke i vënë krijesat në kontakt me notuesit.
Dhimbja, pas kontaktit me një kandil të tillë, mund të zgjasë nga disa minuta, në shumë orë, e mund të ketë edhe pasoja anësore si të vjella, marrje mendsh etj.
Top Channel