Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), me anë të një njoftimi shpërndarë për mediat, shprehet se të gjitha akset kryesore nga veriu në jug të vendit nuk kanë probleme dhe pjesa më e madhe e tyre është trajtuar edhe me kripë.
Sipas njoftimit, thuhet se në akset e vendit nuk ka probleme, edhe pse ka reshje bore.
NJOFTIMI I PLOTË
Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka probleme, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta, qarkullimi bëhet pa zinxhirë, zonat promblematike janë trajtuar me kripë.
Kompanitë me mjetet borëpastruese janë në punë të vazhdueshme për pastrimin e rrugës. Rekomandohet të kalohen me zinxhir: Ura Cerenecit-Steblevë, Dardha në lartësinë mbi 1300 m.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Top Channel