Para organeve të drejtësisë franceze në Saint-Etienne kanë dalë sot 26 shqiptarë, të cilët akuzohen për të paktën 200 grabitje, që i kanë kryer në Auvergne Rhone-Alpes, por edhe në disa vende të tjera.

“Skifterët” që u bën makthi i francezëve janë 19 nga Shqipëria dhe 7 nga Kosova, por bashkëpunonin për të grabitur vilat dhe në total besohet se kanë arritur të përfitojnë rreth 1.5 milionë euro nga vjedhjet.

Të ndihmuar nga 4 përkthyes dhe pesëmbëdhjetë avokatë ata dolën para trupës gjykuese. Kryetari i trupit gjykues, Francois Bouriaud, përmendi emrat e 60 paditësve, ndërsa numri i viktimave nga grabitjet është 140.

Të paktën 192 grabitje u atribuohen shqiptarëve të moshës nga 25 deri në 45 vjeç., ndërsa baza e grupit ishte e vendosur në Firminy. Shumë prej sendeve me vlerë dhe bizhuterive të vjedhura nga shqiptarët janë shitur në qytetin port të Belgjikës, në Antwerp. Imazhet e rreth 700 bizhuterive të gjetura nga hetuesit do të ekspozohen në sallën e gjyqit për të identifikuar pronarët e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA