“Lufta” verbale në rrjetet sociale do t’i kushtojë jo pak Franck Ribery.

Bayern Munchen vendosi të ndëshkojë futbollistin me një gjobë të majmë, për fjalët e forta që ai përdori në profilin e tij në Tëitter, pas kritikave të marra si pasojë e një videoje të publikuar, ku ai shfaqet duke përgatitur një biftek të mbuluar me flori prej 24-karatësh.

“Ribery përdori një fjalor, që ne si Bayern nuk mund ta pranojmë dhe që ai nuk mund ta përdorë”, tha drejtori sportiv i Bayernit, Salihamidziç. “Fola gjatë me të dhe i bëra të ditur se do të dënohet me gjobë të majme dhe ai e pranoi”, tha më tej ai.

Top Channel