Nuk ka fitues në sfidën mes Sevillas dhe Atletico Madrid në ndeshjen e javës së 18 të kampionatit spanjoll të futbollit.

Në stadiumin Sanchez Pizjuan sfida mes këtyre skuadrave u mbyll me rezultatin 1-1, një rezultat që më shumë i shërben Barcelonës që është në krye të klasifikimit.

Gjithçka ndodhi në pjesën e parë në harkun e 8 minutave. në minutën e 37 Sevilla kaloi në avantazh me golin e Ben Yedder, por pak caste para pushimit të sfidës, Atletico barazoi rezultatin me Antoine Griezmann që ekzekutoi saktë një goditje dënimi.

Si Atletico ashtu dhe Sevilla krijuan një sërë rastesh për shënim gjatë gjithë takimit, por në fund u detyruan të pranojnë të dalin nga fusha e lojës me nga 1 pikë secili

Top Channel