Jelekverdhët e Francës janë përplasur me policinë. Agjentët përdorën gaz lotsjellës në Beauvais, në veri të Parisit dhe në Montpellier për të shpërndarë demonstratat, ndërsa në Saint Malo policia kishte dëbuar demonstruesit që penguan hyrjen në port, duke ndaluar dy vetë.
Në Beauvais, ku ndodhet një nga aeroportet në rajonin e Parisit, policia ka përdorur gaz për të parandaluar marshimin nga qendra. Disa të plagosur në Paris – Disa njerëz u plagosën para Muzeut D’Orsay në Paris, ku njëra prej protestuesve u ndal.
Sipas demonstruesve, të plagosurit, të shpëtuar nga ndihmësmjekët të pranishëm në vend, u goditën nga policia me të ashtuquajturat “topin e nxehtë”, predha jo vdekjeprurëse, kur ata ishin pranë një barkë në flakë në Seine.
Më shumë se 100 njerëz janë arrestuar – 103 persona janë ndalur nga policia. Qytetarët protestojnë kundër Presidentit Emmanuel Macron, e cili filloi më 17 nëntor të vitit të kaluar si një lëvizje kundër rritjes së taksave të karburantit.
Zyra e qeverisë dëmtohet më ekskavator -Një grup prej 15 vetësh , disa të veshur me jelekë të verdhë, kanë dëmtuar zyrën e Ministrisë Marrëdhënieve me Parlamentin dhe zyra e zëdhënësit të qeverisë është dëmtuar. Benjamin Griveaux, zëdhënës i ekzekutivit dhe disa punonjës të tij janë evakuuar nga forcat e sigurisë.
Në të shtunën e tetë në shesh dolën 25 mijë protestues – Sipas policisë sot në të gjithë Francën kanë dalë në protestë 25 mijë persona. Të shtunat e para në protesta morën pjesë 282 mijë persona, por kurdo ka përplasje dhe tensione me policinë. Në Paris, makina, kotorra dhe kosha mbeturinash u përfshinë nga zjarret dhe gjithashtu u ndërtuan barrikada në Bulevardin Saint-Germain.
Top Channel