Vendosur në provincën Heilongjiang në Kinën veriore, është festivali më i madh në botë i dëborës dhe akullit. Festivali Harbin Ice dhe Snow World zyrtarisht ka nisur në datën 5 janar dhe përfundon me 5 shkurt.

Këtë vit, Harbin Ice dhe Snow World do të zhvillohet mbi 600,000 metra katrorë dhe përfshin më shumë se 100 zona referimi. Zona është e përbërë nga 110,000 metra kub akull dhe 120,000 metra kub dëborë.

Përveç ecjes në kështjellat gjigante të ndriçuara të akullit, pikat kryesore të tjera përfshijnë statuja të holla dëbore dhe shfaqje të dritës 3D. Vizitorët gjithashtu mund të shikojnë veprat e skulptorëve nga 12 vende të ndryshme.

Hyrja në Harbin Ice dhe Snow World kushton 48 $. Ka shumë aktivitete të lira në qytet për t’i shijuar deri në fund të shkurtit. Kjo festë ka nisur për herë të parë në vitin 1985.

Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës së Akullit dhe Snow Harbin u frymëzua nga fenerët tradicionale të Heilongjiang, të cilat janë gdhendur nga akulli dhe janë ndriçuar nga qirinj.

Këtë vit ky aktivitet feston 35 vjetorin e nisjes dhe tashmë është një nga festivalet më të mëdhenj të dimrit në botë, duke u bashkuar me Festivalin e Snow-it të Sapporos në Japoni, Karnavalet e Kanadasë dhe Holmenkollen Ski të Norvegjisë.

FOTO GALERI
1/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA