25/12 20:47
Burime nga kryeministria bëjnë me dije se Edi Rama ka dorëzuar në Presidencë kërkesat për dekretimin e ndryshimeve në qeveri.
Ndërsa votimi i shkarkimeve dhe emërimeve të ministrave të rinj pritet të ndodhë më 21 janar në Parlament, kur nis edhe sesioni i ri parlamentar, burime nga kryeministria konfirmojnë se kërkesa e depozituar në Presidencë ka të bëjë me emërimin e 8 ministrave të rinj dhe Erjon Braçes si zv/kryeministër.
Dekretimet e Metës sipas afatit kushtetues, priten të miratohen brenda 7 ditësh.
Top Channel