Oklahoma City nuk ndalet më. Skuadra e Thunder mundi Portland 111-107 duke regjistruar fitoren e tretë radhazi për t’u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Edhe në këtë ndeshje, vendimtar për Oklahomën rezultoi të ishte Paul George që ashtu si në përballjen me Lakers edhe në këtë sfidë shënoi 37 pikë personale. Dha kontributin e tij në fitoren e Thunder edhe Russell Westbrook me 31 pikë, 9 topa në tabelë e 7 assist. Portland u ‘tradhtua’ nga tentativat e dëshpëruara për të barazuar të Lillard e McCollum që nuk u shndërruan në pikë në çastet finale të sfidës.

Mungesa e LeBron James është zyrtarisht një problem i madh për Los Angeles Lakers. Në Staples Center, skuadra kaliforniane pësoi një tjetër disfatë, këtë radhë ndaj New York Knicks me rezultatin 112-119, me skuadrën njujorkeze që i dha fund serisë së 8 humbjeve radhazi. Neë York arriti të krijojë një diferencë prej 17 pikësh. Lakers reagoi për një moment duke përmbysur rezultatin, por kjo nuk zgjati shumë pasi Knick iu kundërpërgjigj menjëherë duke e mbyllur këtë ndeshje në favorin e tij.

Edhe pse pa Kyrie Irving, Bostoni e pati të lehtë ndeshjen me Dallasin të cilin e mundi me rezultatin 114-93. skuadra e Celtics nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren e kësaj përballjeje pasi e kryesuan atë nga fillimi deri në fundin e saj. Jaylaen Brown ishte shënuesi më i mirë për Bostonin me 21 pikë, ndërkohë që mjaft mirë u paraqit edhe Hayward me 16 pikë, 11 topa në tabelë e 8 assist.

Te Dallasi, Dirk Nowitzki e mbylli sfidën me 0 pikë në atë që mund të quhet fare mirqë sfida e tij e fundit në TD Garden për t’i kaluar stafetën pikërish 20 vjecarit Luka Doncic që këtë sfidë e mbylli me 19 pikë e 9 topa në tabelë.

Top Channel