NASA anuloi vizitën e Dmitry Rogozin, shefi i agjencisë hapësinore të Rusisë, i cili është subjekt i sanksioneve amerikane dhe Bashkimit Europian.
Lëvizja pason kritikat e shumta në media dhe thirrjet e ligjvënësve amerikane që vizita e planifikuar në muajin shkurt, të mos realizohej.
Zëdhënësja e NASA-s, Megan Powers sqaroi se nuk është caktuar ende një datë e re se kur Rogozin, mund të udhëtojë e të mbaje ashtu siç ishte parashikuar, një fjalim në Universitetin Rice.
Ndërkohë pala ruse thotë se ende nuk ka marrë një njoftim zyrtar për shtyrjen e vizitës. Ftesën për të vizituar selinë e agjencisë amerikane të hapësirës, Rogozinit ia kishte drejtuar administratori i saj, ish-kongresmenit Jim Bridenstine.
Por senatorja Jeanne Shaheen reagoi ashpër duke thënë se një ftesë e tillë minon objektivat kryesore të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Demokratja nga Nju Hampshajr, ka qenë një prej zërave me kritikë në Senat ndaj ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe ka bërë presion që Washingtoni të “dërgojë një mesazh të fuqishëm në Kremlin”.
NASA dhe rusja Roskosmos kanë bashkëpunuar për më shumë se dy dekada. Ky bashkëpunim u thellua edhe më shumë në 2011-tën, kur Amerika tërhoqi nga përdorimi sondat, duke bërë që raketat ruse Soyuz të ishin e vetmja pajisje e aftë për të dërguar njerëz në Stacionin hapësinor Ndërkombëtar.
Top Channel