Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin e ministrave, pas vendimit të kryeministrit Edi Ramës për largimin nga detyra të disa prej bashkëpunëtorëve më të vjetër të tij në qeveri.

Presidenca ka konfirmuar dekretimin e shkarkimit të Lindita Nikollës, Niko Peleshit, Mirela Kumbaros, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Sonila Qatos, zv/kryeministres Senada Mesi.

DEKRETET E METËS:

D E K R E T PËR SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6166 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 11 prot., datë 04.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Lindita Nikolla, ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11030
Tiranë, më 05.01.2019

DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6170 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 13 prot., datë 04.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11032
Tiranë, më 05.01.2019

D E K R E T PËR SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6165 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 12 prot., datë 04.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, ministër i Kulturës, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11031
Tiranë, më 05.01.2019

D E K R E T

PËR NJË NDRYSHIM NË DEKRETIN NR. 10604, DATË 10.09.2017 “PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE”

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Në dekretin nr. 10604, datë 10.09.2017 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, pas pikës 15, shtohet pika 16 me këtë përmbajtje:

16. Zonja Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11037
Tiranë, më 05.01.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA